Flash News

KRYESORE

Abuzimi i Ramës dhe Spiropalit me familjen e vajzës në Kavajë, reagon Ina Zhupa: Kjo qeveri s’ka turp!

Abuzimi i Ramës dhe Spiropalit me familjen e vajzës në

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, bënë publike fytyrat e familjarëve të vazjës së abuzuar në Kavajë.

Zhupa e konsideron këtë vendim të Ramës dhe Spiropalit si “përdhunim shtetëror” dhe e konsideron përtej çdo imagjinate dhe të pakonceptueshme bërjen publike të familjarëve, duke cenuar privatësinë e vajzës së dhunuar.

E veshur me të zeza, Spiropali zbulon identitetin e familjes së vajzës së dhunuar në Kavajë

Reagimi i Ina Zhupës:

Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e vet Elisa e doganave pas idiotësisë që " ngjarje te tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma". Kjo qeveri ska turp!

Elisa ka kaluar pertej cdo imagjinate per te bere te vetmen gje qe bën kjo mazhorance qe eshte propaganda. Eshte kriminale te perdoresh fatkeqesinë, dhimbjen e prinderve per te mbuluar pergjegjesinë e kesaj qeverie ne zbatimin e ligjit dhe mos trajtimin me pergjegjshmeri te ngjarjes se Kavajës.

E pakonceptueshme bërja publike e fytyrave dhe emrave të prindërve dhe gjyshit të viktimës së Kavajës. Mos respekt për viktimën, dhunim i tyre për së dyti.

Dje tv kombëtare nuk shfaqen emra, as fytyra për mos ta bërë dramën edhe më të madhe. Sot Elisa bën vizitoren e paskrupullt që kërkon të shlyej idiotësinë e saj me fatin e keq të një familje. Turp dhe krim, ky është përdhunim shtetëror.

Të fundit