Flash News

KRYESORE

Abuzimi me 15-vjeçaren, reagon deputeti i Shkodrës: Polici i denoncuar veshi uniformën nën Rilindjen në 2014-ën

Deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të policit të zonës Grumiere me detyrë Specialist i Policimit në komunitet (SPZ), pasi u denoncua nga nëna e një vajzë 15-vjeçare për ngacmim seksual.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia shkruan se polici Berhan Bajrakurti “veshi uniformën nën Rilindjen ne 2014” dhe për këtë kërkon reagimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Reagimi:

ASGJE NUK ESHTE RASTESI ME EDI RAMEN

Tejet i revoltuar nga akti skandaloz denoncohet ne Gruemire. Berhan Bajrakurti qe veshi uniformen nen Rilindjen ne 2014 denoncohet se ka abuzuar me nje minorene! Si zakonisht nese nuk denoncohen makabritetet, ato mbulohen e Rilindja eshte ne rregull! I bej thirrje ministrit Sander Lleshaj te reagoje urgjentisht duke vene para pergjegjesise ata qe e fshehin nje veper te tille! E nese ministri eshte pjese e skemes se heshtjes per te mos prishur imazhin e Rilindjes, duhet urgjent te jape doreheqjen! Fatkeqesisht asgje nuk eshte rastesi ne kete vend: modelin e kane ne krye! Nje kryeminister qe ka krah te djathte krimin, vetem persona te tille mund te veshe me uniforme! #Turp#Doreheqje

Të fundit