Flash News

KRYESORE

Abuzimi me hormonet te perimet, ish-ministri i Bujqësisë i drejton gishtin AKU-së: Një grup të paaftësh që vegjetojnë

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas publikimit të rastit të fermerëve të Lushnjes në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’, teksa pranojnë se abuzojnë me pesticidet dhe hormonet ndaj perimeve.

Ish ministri Panariti bën përgjegjës AKU-në, drejtorinë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, duke i cilësuar si të paaftë punonjësit e saj.

“Ndersa emisioni "Fiks fare" hedh dyshime mbi perdorimin pa kriter të "hormoneve" në bujqësi. Pyetja që shtrohet është? Perse nuk kryen analizat e "hormoneve" në perime, mish etj? Perse, vegjetojnë një kontigjent të paaftesh në laboratoret e AKU-se? A ja vlen të mbahet më kembe nje rrjet laboratorik i cili nuk është në gjendje të kryeje një test, të cilin mund ta zbatojne edhe nxenesit e nentevjecares në oren e kimise për 20 minuta? “, shkruan ish ministri.

“Nëse i do për fëmijë, mos merr”, si abuzojnë fermerët me përdorimin e hormoneve te perimet

Të fundit