Flash News

KRYESORE

Abuzimi me tenderat/ Dy ditë pas arrestimit, lihet e lirë ish-sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë

Abuzimi me tenderat/ Dy ditë pas arrestimit, lihet e lirë

Ish-sekretarja e Ministrisë  së Drejtësisë, Juliana Hoxha  është liruar nga burgu, pasi gjykata e Tiranës i dha masën “arrest shtëpie”.

Vendimi u dha sot nga Gjykata e Tiranës, dy ditë pas arrestimit të sekretares së akuzuar për shkeljen e barazive në tendera.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në "arrest shtepie" për drejtorin Ekonomik Aurel Lamçe dhe specialistin IT, Arlind Alikajn.  Ndërsa për specialistin e IT-së Lysien Alin është dhënë masa e arrestit me burg. Seanca vijon dhe për dy personat e tjerë që janë arrestuar.

Hetimet për tenderat

Pas zbulimit nga Prokuroria e Tiranës të abuzimeve dhe shkeljeve në procedurat e tenderimi, të evidentuara nga grupi u inspektimit të ministrisë së Drejtësisë dhe më pas nga grupi i inspektimit të MFE, në pranga u vunë  ish Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, Drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce si dhe specialistët e IT Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Dëmi i përllogaritur nga këto abuzime arrin në miliona euro.

Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

Sipas prokurorisë, hetimet kanë patur fokus funksionarët e komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave, si dhe funksionarët që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit dhe komisionit të verifikimit të ofertave, për pesë tendera si mëposhtë:

Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative

Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale

Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarim

Gjithashtu, po verifikohen edhe veprimet dhe përgjegjësia konkrete e ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, por edhe ish ministri Petrit Vasili, pasi po hetohet pikërisht periudha kur institucioni drejtohej prej tyre.

Të fundit