Flash News

KRYESORE

Abuzimi me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, mes tyre edhe skandali i byzylykëve i denoncuar nga ish-ministri teknik i PD

Abuzimi me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, mes tyre

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar abuzime dhe shkelje në procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë, e për pasojë 4 ish-zyrtarë, mes tyre një grua, kanë përfunduar në pranga. Ndërkohë, 8 të tjerë janë nën hetim.

Bëhet fjalë për abuzime në pesë tendera, mes tyre edhe rasti i bujshëm i byzylykëve elektronikë i denoncuar në verë të 2017-ës.

Kjo çështje është denoncuar fillimisht nga ish-ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi, i cili kërkoi hetim për zhdukjen e rreth 300 byzylykëve që kishin një vlerë prej 2 milionë euro të paguara nga buxheti i shtetit.

Pas denoncimit të Bardhit, një pjesë e byzylykëve u kthyen nga kompania “Soft & Solution, Fastech dhe Ratech” e cila ofronte shërbimin, por nga kontrolli rezultoi se pajisjet ishin jashtë funksionit, duke i bërë kështu të papërdorshëm në përdorimin e tyre tek të dënuarit e vendosur në mbikëqyrje elektronike.

Të fundit