Flash News

KRYESORE

Abuzimi në Kavajë/ I dashuri i vajzës dhe shoku i tij tentuan daljen nga qelia nëpërmjet “garancisë pasurore”

Shtatë të mitur ndodhen brenda qelive për shkak se akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një bashkëmoshtaren e tyre në Kavajë. Në vendimin e Gjykatës së Durrësit janë pasqyruar edhe dëshmitë e të gjitha personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Politiko.al ka vendosur të mos publikojë as edhe një dëshmi me qëllim për të mos influencuar në këtë histori dhe për të ruajtur maksimalisht identitetin e të miturve.

Gjithsesi, ajo që vlen të veçohet është përpjekja e familjarëve për të nxjerr të akuzuarit nga qelia nëpërmjet “garancisë pasurore”.

Janë të paktën dy raste, i dashuri i vajzës dhe një person i dytë, ku avokatët dhe familjarët kanë ofruar garancinë në para që të dyshuarit të dalin nga qelia.

Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtatë persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të fundit