Flash News

KRYESORE

Abuzimi në Kavajë, sanitarja e shkollës zbuloi mesazhin në telefonin e të birit

Abuzimi në Kavajë, sanitarja e shkollës zbuloi mesazhin në

Psikologu Edmond Dragoti rrëfeu në emisionin ‘Dritare’ në News 24 detaje të reja sa i përket ngjarjes së rëndë të Kavajës, ku një 14 vjeçare u abuzua seksualisht nga shokët e klasës.

Sipas Dragotit, ka qenë një mesazh në telefonin e djalit të pastrueses së shkollës, të cilit i kërkonte një shok një dhomë bosh për të kryer aktin e radhës me 14-vjeçaren. E alarmuar ajo ka njoftuar drejtoreshën e shkollës.

“Shkolla ka reaguar pozitivisht, njoftuan të ëmën, ajo donte ta fshihte ngjarjen. Ka qënë mësuesja kujdestare ajo që telefonoi të atin në emigracion. Është veprim këmbëngulës dhe shumë pozitiv që e çon ngjarjen drejt zbardhjes. Në momentin që është njoftuar babai ka qënë ai që ka bërë denoncimin”,- tha Dragoti.

Të fundit