Flash News

KRYESORE

Abuzimi në Tiranë, bashkia i kalon bizneset brenda 10 ditësh nga të vogla në të mëdha

Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka denoncuar abuzimin e bashkisë me bizneset e Tiranës. Zhupa publikon rastin e një biznesi të vogël, të cilit brenda 10 ditësh i kanë mbërritur dy shkresa të ndryshme që dëmtojnë aktivitetin e tij.

Në shkresën e parë, ky biznes rezulton se nuk ka asnjë detyrim tatimor të mëparshëm, por 10 ditë më vonë, i njëjti biznes përballet me shkresën e dytë të bashkisë ku rezulton të ketë 57,916.7 lekë detyrime të mëparshme. Abuzimi nuk mbyllet me kaq sepse ky biznes, sipas bashkisë, ka kaluar nga statusi ‘i vogël’ në ‘të madh’, çka do të thotë shtim të taksave.

Reagimi i Ina Zhupës:

SI DEMTON BIZNESIN E VOGEL BASHKIA TIRANE!

Shikoni dy shkresa te leshura nga bashkia e Tiranes ne harkun kohor prej 10 ditesh nga njera tjetra.

Shkresat jane per detyrimet financiara qe i paguan biznesi bashkise se Tiranes.

Ne shkresen e pare rezulton 0 detyrime te meparshme, ndersa  10 dite me vone dalin detyrime te meparshme. Edhe detyrimet aktuale ndryshojne ne harkun kohor te 10 diteve.

Gjithashtu po ta shikoni me date 13 ushqimorja e lagjes quhej biznes i vogel, ndersa 10 dite me vone ne shkresen tjeter quhet biznes i madh. ( ne shkrese shenjat BV dhe BM)

Cfare eshte kjo? Abuzim i paster me detyren, paaftesi nga Bashkia apo tentative per te pasur marredhenie korruptive duke levizur shifrat ne shkelje te ligjit?

Si do qe te jete, eshte ne dem te biznesit. Ky eshte Veliaj dhe administrata e tij.

Të fundit