Flash News

KRYESORE

Abuzimi "online" i pedofilëve, mazhoranca dhe opozita dakodësohen për ndryshimin e ligjit

Abuzimi "online" i pedofilëve, mazhoranca dhe opozita

Ditë më parë emisioni investigativ 'Fiks Fare' zbuloi një rrjet pedofilësh nga Kosova dhe Shqipëria të cilët abuzonin me fëmijët.

Pas denoncimit të  fenomenit të pedofilisë “online”, këtë të mërkurë, Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë mbajti një dëgjesë me përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Kryetari i “CRCA”-së, dorëzoi sot në këtë Komision zyrtarisht, një draftpropozim me të gjitha ndryshimet ligjore që duhet të bëhen në Kodin Penal, shkruan TCH.

Sipas kryetarit të këtij Komisioni, Petrit Vasili, këto ndryshime duhet të ishin bërë me kohë pasi abuzuesit, ndryshe nga reformat ligjore, po ecin me hapa galopantë.

Pasi u adresuan të gjitha problematikat, ndryshimet dhe risitë, nuk pati asnjë kundërshtim nga anëtarët e Komisionit, të pozitës apo opozitës, për ndryshimet ligjore dhe Kodin Penal.

Të fundit