Flash News

KRYESORE

Abuzoi me tenderat në burg, dënimi që kërkohet për ish-drejtorin Artur Zoto

Abuzoi me tenderat në burg, dënimi që kërkohet për

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 5 vite burg për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto. Zoto akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimit në drejtorinë e burgjeve, në kohën kur ishte drejtor.

Në seancën e ditës së sotme, organi i akuzës kërkoi që Zoto të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite, gjë që u kundërshtua nga vetë ai.

“Nuk kam asnjë faj. Me Iliaz Labin kam pasur komunikim të ngrirë. Ai nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Nuk kam pasur komunikim dhe as ndonjë takim fizik me biznesmenët”, është shprehur Zoto duke kërkuar që të ngrihet një komision i veccantë për të verifikuar tenderin për të cilin akuzohet.

Zoto u arrestua pas dëshmisë së ish-vartësit të tij Iljaz Labi. Ky i fundit bashkëpunoi me drejtësinë dhe rrëfeu se si Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

Të fundit