Flash News

KRYESORE

Abuzoi seksualisht me 13-vjeçaren, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Abuzoi seksualisht me 13-vjeçaren, arrestohet 32-vjeçari nga

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare.

Sipas policisë, i riu Alfred Tereziu e ka çuar në hotel të miturën nga Kruja, dhe ka abuzuar me të.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë. Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Të fundit