Flash News

KRYESORE

Abuzuan me 20-vjeçaren me probleme mendore dhe fizike, në pranga dy vëllezër

Abuzuan me 20-vjeçaren me probleme mendore dhe fizike, në pranga dy

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Lojme të Kukësit, ku dy vëllezër abuzuan seksualisht me një vajzë me probleme mendore dhe fizike.

Policia ka arrestuar vëllezërit Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj, sqaron policia.

Materialet në ngarkim të XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Të fundit