Flash News

KRYESORE

Abuzuan me çmimet e produkteve ushqimore, procedohen 9 tregtarë në Durrës  

Abuzuan me çmimet e produkteve ushqimore, procedohen 9 tregtarë

Janë proceduar penalisht nëntë tregtarë të produkteve ushqimore, pasi duke përfituar nga situata e krijuar nga Covid-19 kanë abuzuar duke rritur çmimet.

Sipas policisë, nga kontrollet janë evidentuar 3 tregtarë që tregtonin mallra agroushqimore me shumicë dhe 6 tregtarë të tregtonin artikuj me pakicë në Durrës.

“U proceduan penalisht shtetasit: I. S., 45 vjeç, F. G., 35 vjeç, E. H.,42 vjeç, banues në Durrës, tregtarë në tregun agroushqimor në lagjen 14, Nishtulla, Durrës.

  1. K., 33 vjeç, E. B., 48 vjeç, F. I., 54 vjeç, A. Ç., 37 vjeç, L. B., 61 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, banues në Durrës, tregtarë të tregtimit të artikujve agroushqimor me pakicë.

Gjatë kontrollit të ushtruar rezultoi se këta tregtarë tregtonin artikuj agroushqimor me mungesë të kuponit dhe faturave tatimore të sanksionuara me ligj.

Edhe më parë, nga DVP Durrës janë evidentuar dhe proceduar një numër i madh subjektesh tregtare që abuzonin me çmimet”, njofton policia, e cila shton se kontrollet do vijojnë në të gjithë qarkun edhe në ditët në vijim dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të abuzimit me çmimet dhe çdo rast tjetër paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet.

Të fundit