Flash News

KRYESORE

Abuzuan me detyrën, KLSH kallëzon në Prokurori 8 zyrtarë të hipotekës

Abuzuan me detyrën, KLSH kallëzon në Prokurori 8 zyrtarë

Kontrolli i Lartë i Shtetit  ka kallëzuar në Prokurori 8 zyrtar të Hipotekës së Fierit. Bëhet fjalë për tre ish- regjistrues, tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier.

Sipas KLSH, zyrtarët kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 580392 m2, ndryshime zëri kadastral nga pus nafte, zallishte, rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 28360 m2, regjistrim pasuri shtetërore (të privatizuar) pa arkëtuar qira trualli me dëm ekonomik në vlerën 1,900 mijë lekë, pa dokumentacionin ligjor, mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Fier për sipërfaqe 108569 m2.

Po ashtu, kanë shmangur procedurat ligjore duke regjistruar legalizime mbi prona shtetërore(ndërtesa) për arkëtimin e  vlerës 120  milion lekë, si dhe vlerën 11,5 milion lekë të ardhura të munguara për buxhetin nga mos pagesa e taksës së regjistrimit për ambientet e përbashkëta.

 

 

Të fundit