Flash News

KRYESORE

Abuzuan me lejet e legalizimit, KLSH çon në prokurori ish-drejtorin dhe tre vartësit në njësinë e ALUIZNI-t në Tiranë

Abuzuan me lejet e legalizimit, KLSH çon në prokurori ish-drejtorin

KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkelje të ligjit të legalizimeve, etj., duke  dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse, për drejtuesit dhe specialistët e ish Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Tirana Rurale.

Në Raportin Përfundimtar të Auditimit, KLSH i ka konsideruar të paligjshme veprimet e kryera për shkeljet e konstatuara  ndaj A.I ish Drejtor, O.S ish përgjegjës legalizimi, S.I ish- përgjegjës Hartografisë dhe A.M. ish- specialist pasi ka përfunduar auditimin në ish Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Tirana Rurale, me objekt: “Auditimi përputhshmërie për periudhën 01.05.2016 -31.10.2019”.

Në të gjitha rastet e audituara, ka rezultuar se ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Tirana Rurale  ka vepruar në kundërshtim me ligjin, ka proceduar me vendim kualifikimi pa marrë konfirmim mbi pagesën e saj duke krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 290,761 mijë lekë për 5585 objekt në total.

Sipas KLSH, nga 5585 leje legalizimi të lëshuara, 2750 leje legalizimi ose rreth 49 % e këtyre lejeve të legalizimit, janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me VKM”, nisur nga çmimet e tokës truall për këto zona,”, dhe për sipërfaqet e parcelave ndërtimore, rezulton një shumë që duhej paguar prej subjekteve informale.

Të fundit