Flash News

KRYESORE

Acari “pushton” Shqipërinë

Acari “pushton” Shqipërinë

Temperaturat do vijojnë të ulen, duke shkaktuar ngrica dhe reshje dëbore. Disa zona në Veri-lindje të Shqipërisë janë bllokuar nga bora. Meteoalb parashikon që temperaturat e ajrit do vijojnë në rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë.

Mot i kthjellët por shumë i ftohtë mbizotëron të gjithë territorin shqiptar, por në Veri – Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në 10 – 11°C.

Të fundit