Flash News

KRYESORE

Ad-Hoc për reformën zgjedhore e mbështet edhe PS, PD kërkon rikthimin e mazhoritarit të pastër, me 100 zona elektorale

Ad-Hoc për reformën zgjedhore e mbështet edhe PS, PD kërkon

Shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, si dhe votimin e numërimin elektronik, do të diskutohen në një komision të Posaçëm që do të ngrihet në Parlament.

Një nga pikat e forta të marrëveshjes së 18 majit mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha, parashikonte një bashkëpunim për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, si dhe votimin e numërimin elektronik, do të diskutohen në një komision të Posaçëm që do të ngrihet në Parlament.  Partia Demokratike do të depozitojë sot në Parlament kërkesën për ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore. Janë gjithsej 6 propozime ligjore që lidhen me ndryshime në Kod, një pjesë e të cilëve janë propozuar nga opozita dhe pjesa tjetër, nga deputetët e shumicës.

Burime nga mazhoranca sqarojnë për “Panorama” se të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që janë kërkuar nga përfaqësuesit e opozitës dhe shumicës qeverisëse, do të diskutohen në një komision të posaçëm Ad-Hoc.

Të njëjtat burime sqarojnë se kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore e mbështet edhe mazhoranca, duke sqaruar se në këtë komision të posaçëm do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e depozituara. Burime nga selia blu, sqarojnë se demokratët do të propozojnë një sistem maxhoritar të pastër, por duke propozuar rritjen e pragut elektoral që do të sjellë forca politike në Parlament. Propozimi i demokratëve parashikon krijimin e 100 zonave elektorale, të cilat do të ketë përfaqësuesin e tyre në Parlament.

Edhe socialistët do të vijnë me ndryshimet e tyre në parlament, një prej të cilave parashikon edhe votimin e emigrantëve. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se marrëveshja me Ramën është “e vdekur”, por nëse ai do të jetë i gatshëm për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore, PD do të angazhohet që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik.

“Marrëveshja ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. A bëri pala tjetër diçka për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme? E kundërta. Bëri gjithçka që, siç edhe vetë e quan, avazin e vjetër. Që në këtë moment, nuk ka më marrëveshje. Sepse thelbi i marrëveshjes ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pastaj si një fluks i shpresës për fatet e reja politike të vendit, kishte edhe një angazhim për hapa të përbashkët për reforma të rëndësishme. Por kur hapi i parë hidhet në erë si rezultat i mosmbajtjes së fjalës nga njëra palë, që ishte qeveria, që ishte Edi Rama, atëherë çfarë prisni që të vazhdohet me hapa të tjerë? Ura për të shkuar te hapat e tjerë ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj, edhe thirrja ime është fare e qartë: Rivendosja e institucionit të zgjedhjeve është përcaktuese. Asgjë tjetër nuk mund të ndodhë pa një reformë të sistemit politik”, deklaroi Basha.

 

Të fundit