Flash News

KRYESORE

“Adashi politik” ironizon pas fjalës së Ramës: S’e kuptova pse i merrej fryma e i dridhej zëri

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, ka reaguar ish-deputeti demorkat Edi Paloka.

Rama, referuar Edi Palokës tha; “s’do gjeni në asnjë arkivë që adashit tim me bojë t’i kem thënë idiot klasik”, duke mohuar te ketë përdorur fjalor të rëndë ndaj tij.

Në të njëjtën “monedhë” i është përgjigjur Edi Paloka duke ironizuar në Facebook, teksa i drejtohet Ramës: “ S’e kuptova pse të merrej fryma e dridhej zëri”.

Reagimi i plotë i Palokës:

E degjuat...

Ky eshte “engjelli” qe jo vetem nuk i ben keq kujt, po ka sakrifikuar deri familjen per qytetaret e ketij vendi. Ky ka lene pas dore gjithe interesat e tij dhe po shkrihet per kete popull.

E kane akuzuar pa te drejte se qenka i lidhur me krimin, se ka kanabizuar vendin, se qenka i korruptuar , madje edhe se drogohet por ky ka toleruar per hir te interesave te popullit.

Ky nuk ka fyer kurre askend , as nuk ka dhunuar as burgosur; as mediat , as qytetaret e as opoziten. Ky e ka degjuar dhe respektuar gjithnje opoziten, madje ka kerkuar dhe falje. Por e akuzojne me pa te drejte si arrogant. Thjesht te gjithe keta, nuk e kuptojne oratorine e tij superiore.

Ky eshte i bindur qe ka mbeshtetjen e shumices se popullit dhe opozita ka mbaruar.

PO NUK KUPTOVA , PSE I MERREJ FRYMA E I DRIDHEJ ZERI...!!!

Të fundit