Flash News

KRYESORE

Adelina Tahiri i shton albumit të shtatzënisë edhe një foto, kësaj here me bashkëshortin

Adelina Tahiri i shton albumit të shtatzënisë edhe një foto,

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, tashmë është në muajin e fundit të shtatzënisë, dhe për t’i pasur gjithmonë me vete këto ditë të bukura, ajo ka vendosur të realizojë një set fotografik.

Këngëtarja dita ditës ka vendosur të postojë nga një foto në rrjetet sociale, ku në shumicën e rasteve është shfaqur e vetme duke pozuar me barkun e rrumbullakët.

Por këtij seti nuk mund t’i mungonte as fotoja me bashkëshortin e saj, biznesmenin maqedonas Servoja Markov, me të cilin Adelina nuk ka preferuar shumicën e rasteve të shfaqet para publikut të gjerë.

Në foton e publikuar së fundmi në ‘Instagram’ me bashkëshortin, Adelina ka zgjedhur të veshë një bluzë të zezë “crop” që i tregon barku dhe nga pas duket partneri i saj që e përqafon.

“Të dua”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos.

https://www.instagram.com/p/BjuzvRsFc0J/?taken-by=adelina_tahiri1

Të fundit