Flash News

KRYESORE

Ademi dorëzon padinë për 30 qershorin në Gjykatën Kushtetuese: Intitucionet të mos i dorëzohen presioneve

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mosnjohje të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në një dalje për mediat, Ademi i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mos pengojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos ndërhyjë në emërtimet e anëtarëve.

“Kemi bërë atë që na është dukur e drejtë, duke ju dorëzuar institucioneve të drejtësisë. Kjo është rruga që do të ndjekim dhe shpresojmë që drejtësia të funksionojë në mënyrë të pavarur, duke mos iu nënshtruar asnjë presion.

Sapo gjykatat Kushtetuese të vijojë punën e saj normalisht, atëherë le të vijoj hetimi për zgjedhjet e 30 qershorit”, tha Ademi.

 

 

 

 

 

Të fundit