Flash News

KRYESORE

Ademi kërkesë zyrtare për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme: Po rrezikohen jetë!

Ademi kërkesë zyrtare për shpalljen e gjendjes së

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka kërkuar zyrtarisht shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shkodër për shkak të situatës së krijuar në këtë qark. Ademi ia ka drejtuar prefektit të qarkut të Shkodrës ku i bën me dije se si pasojë e keq-menazhimit dhe shkarkimit të pakontrolluar situata është bërë e kritike dhe rrezikohet jeta e popullatës.

Kërkesa:

KËRKESË PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË NJË PJESË TË TERRITORIT TË BASHKISË SHKODËR

Në vijim të situatës së krijuar nga shkarkimet e pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për

një kohë të gjatë, keq-menaxhimi i kaskadës së lumit Drin dhe mungesës së informacionit

mbi sasinë dhe kohën e shkarkimeve, si pasojë e këtyre shkaqeve jemi në kushtet e gjendjes

së jashtëzakonshme në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç ku rrezikohet rëndë

shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Përsa më sipër dhe referuar Ligjit nr 8756 datë 26.03.2001” PËR EMERGJENCAT

CIVILE” Neni 2 ,pika 1 , Neni 13 , pika b si dhe :

V.K.M-së Nr.664, datë 18.12.2002 “PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E

SHPALLJES SË GJENDJES SË EMERGJENCES CIVILE” , pika 1 si dhe pika 5 , germa

a., germa c,paragrafi i dytë ,

Kërkojmë shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në pjesët e sipërpërmendura të

territorit të Bashkisë Shkodër.

Kryetare

Voltana ADEMI

Të fundit