Flash News

KRYESORE

Ademi komenton tubimin pa leje të Ramës në Shkodër: Uzurpim i paligjshëm, bie ndesh me Kushtetutën

Ademi komenton tubimin pa leje të Ramës në Shkodër: Uzurpim

Kryetarja e Bashkisë të Shkodrës, Voltana Ademi e ka quajtur uzurpim të paligjshëm takimin elektoral që Rama do të zhvillojë sot në Shkodër.

Ademi theksoi se takimet elektorale nuk mund të realizohen në kundërshtim me kushtetutën.

“Është uzurpim i paligjshëm sidomos në një shtet të tillë. Në qendër realiziojme aktivitete të kulturës e turizmit, sidomos në këtë periudhë të sezonit.”- tha Ademi.

Ademi  komentoi edhe marshimin protestë të organizuar nga Partia Demokratike.

“PD ka organizuar një marshim qytetar, janë të rinj e të reja, që janë në formën e një reagimi përreth gjithë kësaj që po shohim këtu, kundrejt asaj që kemi parë më parë. Mbrëmë kemi pasur një ngjarje shumë të rëndë për Shkodrën, që ka ndodhur për herë të parë në vitin 1945. Deputeti i PD është burgosur pa një fletë thirrje dhe një procedurë të rregullt. Bëhet fjalë për një koleg, bashkëpunëtor, njeri të ndershëm. Po të dilni në qytet do ta ndjeni revoltën që ka shkaktuar kjo ngjarje. Do të mblidhemi, kemi informuar policinë. Është skandaloze, se policia ka për detyrë të lejojë lëvizjen e lirë në qytetin e Shkodrës, por policia ka bllokuar rrugët. Ne do bëjmë të mundur ta lirojmë me qenien tonë, praninë tonë, por duke ruajtur qetësinë. Jam takuar pak më parë me drejtues të Policisë së Shkodrës dhe iu kërkova qetësi, i sigurova që ne do të jemi korrektë. Edhe ata duhet të heqin rrobat e të bashkohen me ne.”- u shpreh Voltana Ademi.

 

Edi Rama zhvillon takim elektoral pa leje në Shkodër

Të fundit