Flash News

KRYESORE

Ademi nuk heq dorë nga kërkesa e saj, takohet me ambasadorin italian

Ademi nuk heq dorë nga kërkesa e saj, takohet me ambasadorin italian

Krybashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi është takuar me ambasadorin italin në Shqipëri, Alberto Cutillo, me të cilin ka diskutuar situatën aktuale politike në vend.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryebashkiakët Xhelal Mziu dhe Agron Kapllanaj.

Ademi thekson se me ambasadorin kanë gjetur vëmendjen e tij të plotë, në lidhje me funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti.

“Falenderoj përzemërsisht Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto CUTILLO për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjellta shekullore. Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike. Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çeshtjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti”, shkruan Ademi.

Dy ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës u dërgoi një letër disa ambasadorëve duke nisur me Leyla Moses-Ones, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Evropian, Borchardt, i OSBE. Ambasadoreve të Gjermanise, Britanisë, Italisë, Austrisë dhe Zvicrës.

Me anë të kësaj letre Ademi kërkonte që pas ikjes së saj nga zyra, qytetin ta drejtonte një mision administrimi ndërkombëtar dhe jo fituesi i zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të fundit