Flash News

KRYESORE

Ademi reagon pas sulmit të Ramës: Ti kryeministër e urren Shkodrën, por të premtoj se do drejtohet gjithnjë nga demokratët

Ademi reagon pas sulmit të Ramës: Ti kryeministër e urren

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas sulmit që i bëri kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë që zhvilloi në këtë qytet.

Ademi shprehet se askush nuk është tallur me Shkodrën aq sa po e bën Edi Rama. Ajo e akuzon Ramën për urrejtje ndaj shkodranëve, ndërsa i premton se ky qytet do të drejtohet gjithnjë nga demokratët.

Reagimi i Voltana Ademit:

Edi Rama sulmon Bashkinë Shkodër e thotë me vete:

"Si ka mundesi!!!! Unë i bllokoj çdo gjë e keto çdo ditë po vazhdojnë të ndërtojnë e zbatojnë projekte!!!"

Në fakt, nëse ka një njeri që është tallur e po tallet me Shkodrën është Rama!

Shikoni kete video...

Tallje e Rames është kur thotë që bëme "Marubin", e që në fakt e beri qeveria Berisha, por shiritin e preu Rama...

E sa per liqenin e Shkodrës është projekti ynë, ëndrra që po realizojmë për të gjithë shkodranët.

Edhe pse sot në Shkodër solle autobuzë me turista nga Puka, Lezha e Kopliku, prapseprap, si pasojë e kesaj tallje, sot takimi te deshtoi!

Edhe pse ti kryemistër mashtron për gjithcka që flet dhe e urren Shkodrën, të premtoj se Shkodra historikisht êshtë drejtuar e do të drejtohet nga demokratët e njerëzit e lirë!

 

Të fundit