Flash News

KRYESORE

Adi Krasta largohet nga ‘E Diell’, emision të ri për të sfiduar Ermal Mamaqin

Adi Krasta largohet nga ‘E Diell’, emision të ri për

Shumë pak ditë na ndajnë nga muaji shtator dhe kjo përkthehet në rinisje të programeve tona të preferuara televizive. Pas pushimeve, disa programe rikthehen me ide të reja, kurse disa të tjera ndryshojnë tërësisht format apo protagonistë.

Një nga programet që do të ndryshojë protagonistë këtë sezon është show i së dielës në “Top Channel”, “E Diell”. Burime për Blitz.al kanë treguar se moderatorin e njohur Adi Krasta nuk do ta shohim më nën drejtimin e “E Diell”, por të një programi tjetër. Bëhet fjalë për një format të “late night show”, format i ngjashëm me atë të Jimmy Fallon apo Jimmy Kimmel, të cilin Ermal Mamaqi në Tv Klan po përpiqet ta realizojë. Programi do të transmetohet të shtunave në mbrëmje e siç pritet nga Krasta, ky program me siguri do t’i mbajë teleshikuesit të mbërthyer para ekranit deri në janar të 2018-s.

Krasta u rikthye pas disa viteve mungesë në televizion me një format tjetër të “E Diell”, ku i solli publikut një program ndryshe të diele, me pjesëmarrjen e artistëve, politikanëve e personazheve nga fusha të ndryshme.

Dy velina të reja në “Fiks Fare”, zhvillohet konkursi në “Top Channel”

Të fundit