Flash News

KRYESORE

Adi Krasta rrëfehet “live”: Pse u largova nga Top Channel. Më hoqën videon nga youtube

Adi Krasta rrëfehet “live”: Pse u largova nga Top Channel.

Adi Krasta ka rrëfyer sonte “live” në emisionin e Eni Vasilit, arsyet e largimit nga Top Channel. Sipas Krastës, aty nuk gjeti lirinë e fjalës dhe se arsyeja kryesore ishte heqja nga youtube e një monologue ku fliste për vajzat e reja të cilat vijnë në Tiranë dhe paguhen shumë keq.

“Eksperienca në Top-Chanel ishte shumë e mirë. Unë kam bërë një projekt në të cilin unë besoja, besoj edhe sot. Në raport me Top Chanel ndodh një ngjarje që të çon në “fake news” dhe labirintet e tij. Unë ika nga Top Channel sepse, e para e punës më kërkuan më herët të mbyllet kontrata. Nuk e kam shumë të qartë pse, nuk është e shkruar në asnjë nga kontratat. Ishte një ndarje xhentëllmenësh. Ne kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Unë jam shumë i ndershëm në të bërit e televizionit”, u shpreh Krasta.

Ndërsa i pyetur më tej, nëse nuk e kishte lirinë për të ftuar njerëzit që donte, ai u shpreh, “jo nuk e pata”.

“Një monologi i mi është hequr nga youtube. Flisja për ato vajzat e vogla që vijnë në Tiranë, paguhen me rroga të vogla. Liria e fjalës është thelbi”, shtoi Krasta, duke zbuluar në këtë mënyrë dhe arsyet e largimit të tij nga Top-Channel./Politiko.al/ 

Të fundit