Flash News

KRYESORE

Administrata në fushatë/ Tre drejtorë të bashkisë së Kuçovës procedohen penalisht

Administrata në fushatë/ Tre drejtorë të bashkisë

Tre drejtorë të bashkisë së Kuçovës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi akuzohen për përfshirje në fushatë në forma të ndryshme.

Sipas policisë procedimi filloi mbi bazën e një kallëzimi nga një shtetas, sipas të cilit drejtori A.C ka vënë në shërbim të një subjektit politik automjetin shteteror në mitingun e zhvilluar nga ky subjekt.

Gjithashtu iu referuan materialet për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasve:

K.Ll.  34 vjeç, banues në Kuçovë,  me detyrë Drejtor në Bashkinë Kuçovë

L.Ç. 52 vjeç, banues në Berat, me detyrë Drejtor në Bashkinë Kuçovë,

F.B. 56 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë Administrator i një Njësie Administrative.

Për ta ka patur një kallëzim dhe dyshohet se kanë ushtruar presion psikologjik ndaj simpatizantëve të një subjekti politik.

Gjithashtu dyshohet se shtetasi F.B. ka përdorur shuma parash për blerjen e votës

Të fundit