Flash News

KRYESORE

Administrata në shërbim të Ogerta Manastirliut, faqet e spitaleve PR ministres për gjëra që s’lidhen me punën

Jo vetëm kryeministri Edi Rama, tashmë është “në modë” që institucionet nën varësi të ministrive të shpërndajnë foto, video, fjalime e vizita të eprorëve të tyre ministra.

Spitalet në rrethe i bëjnë PR Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, për gjërat që në fakt nuk lidhen me punën. Faqet sociale të spitaleve shpërndajnë statuset e faqeve personale të ministrave. Në një vëzhgim të Politiko.al vihet re ky “fenomen”.

Psh; nëse ministrja e shëndetësisë ka qenë në një event që lidhet me punen ministrore, e poston ajo faqen (page) e saj, dhe prej aty e ndan ministria. Një rast është reagimi i Ogerta Manastirliut ndaj akuzave për plagjiaturë, postim i së cilës është shpërndarë dhe në faqet sociale të spitaleve.

Por, Manastirliu nuk është rasti i vetëm. Janë disa ministri ku ndiqet e njëjta procedurë, si me Ditmir Bushatin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, apo Arben Ahmetajn dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Të fundit