Flash News

KRYESORE

Administrata Trump kërkon luftë në Ballkan? Berat Buzhala: Kosova duhet të flasë gjermanisht

Administrata Trump kërkon luftë në Ballkan? Berat Buzhala: Kosova

Pozicioni i hapur i SHBA kundër taksës 100% që Kosova ka vendosur ndaj produkteve serbe po kritikohet ashpër në Prishtinë nga shumë gazetarë. Ambasada Amerikane në Prishtinë bëri një deklaratë surprizuese ku përveç politikanëve, komentonte edhe qëndrimet e analistëve të ndryshëm në vend.

Për gazetarin Berat Buzhala kjo sjellje e zyrtarëve të SHBA është shqetësuese sepse është “në kundërshtim flagrant me vlerat e vërteta amerikane, siç është liria e plotë e medias - madje edhe liria për ta pasur gabim - nuk është shpresëdhënës.”

Në shkrimin e publikuar në ‘Gazeta Express’, Buzhala bën një pasqyrë të sjelljes, sipas tij, anievropiane të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të gjitha përpjekjeve për të goditur Bashimin Evropian.

“Historikisht Ballkani ka qënë thembra e Akilit për kontinentin Evropian. Prandaj asgjë nuk do ta dobësonte më shumë Bashkimin Evropian se sa një konflikt i ri në këtë territor. Është e tepër të thuhet se këtu ka filluar një Luftë Botërore, e sa e sa luftëra të tjera rajonale me pasoja shumë më të gjëra. Prandaj t'i qasesh sot zgjidhjes së problemit të Kosovës me Serbinë, në një formë kaq blatante, dhe kaq të patakt, është pak a shumë sikur të provosh të lavrosh arën me tren. Problemet e Ballkanit janë aq delikate, sa secila prej fijeve të problemit e ka një histori të komplikuar. Prerja e secilës prej fijeve, duke e konsideruar të kotë, mund ta çojë në ajër gjithë rajonin. Kështu që Trump, dhe administrata e tij, nuk e kanë as ekspertizën e as memorien për këtë rajon dhe për problemet këtu”, shkruan ndër të tjera Buzhala.

Sipas gazetarit, “të vetmit të interesuar për ta rihapur nga e para problemin e Kosovës, për ta shtruar për diskutim, duken rusët dhe serbët.”

“Mirëpo, rusët janë shumë më të interesuar për ta hapur se sa për të mbyllur problemin e Kosovës, në mënyrë që në Evropë të hapet edhe një problem më tepër dhe në mënyra që Rusia ta ketë edhe një chip më tepër në pokerin global. Kurse Serbia në anën tjetër, çfarëdo dialogu të këtyre përmasave që do ta nisë me Kosovën, do ta propagandojë të shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e edhe te ato që e kanë njohur se "kjo është një çështje e hapur”, shkruan ai.

Berat Buzhala propozon pozicionim të hapur të Kosovës në krah të Gjermanisë dhe jo të SHBA-së, të paktën deri sa të publikohet raporti i Robert Mueller, prokurori që po heton ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe lidhjet me presidentin Trump.

“Kështu që e gjitha bota demokratike, bota demokratike e ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, ajo liberale, po e pret vetëm një gjë: Raportin e Robert Mueller. Atë duhet ta presim edhe ne. Deri kur të zbardhet ai raport, i cili do të zbardhë shumëçka, Kosova nuk duhet ta heq taksën ndaj Serbisë, Kosova nuk duhet të bëjë asnjë përparim drejt arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë. Kosova duhet të flas gjermanisht”, mbyll shkrimin e tij Buzhala.

Shkrimi i plotë i Berat Buzhalës -> Kosova duhet të flas gjermanisht (deri në raportin e Robert Mueller)

Lexo: Haradinaj refuzon paralajmërimin e SHBA për taksën: Nuk duam të humbasim miq, por gjërat kanë ndryshuar

Të fundit