Flash News

KRYESORE

Administrata Trump pro partneritetit publik- privat, kërkon ta kthejë NASA-n në një industri private

Administrata Trump pro partneritetit publik- privat, kërkon ta kthejë

Një tjetër vendim i Trump duket se ka për të shqetësuar jo pak njerëz, pasi administrata e tij është duke u përpjekur që të kthejë Stacion Hapësinor Internacional (NASA) nga  një pasuri  e paluajtshme e drejtuar nga qeveria, në një industri private.

Sipas një dokumenti të brendshëm të NASA-s të marrë nga “The Washington Post”, Shtëpia e Bardhë është duke planifikuar ndalimin e financimit të stacionit pas vitit 2024, duke i dhënë fund mbështetjes direkte federale të laboratorit orbital. Por nuk ka ndërmend të braktisë plotësisht laboratorin orbital, ndaj edhe po punon në një plan tranzicioni që mund ta kthejë stacionin në sektorin privat.

"Vendimi për t'i dhënë fund mbështetjes direkte federale për ISIS në vitin 2025 nuk nënkupton që vetë platforma do të deorbitohej në atë kohë. Një mundësi shumë e madhe është që industria të mund të vazhdojë të operojë disa elemente ose aftësi të ISIS, si pjesë e një platforme tregtare të ardhshme", thuhet në dokument. "NASA do të zgjerojë partneritetet ndërkombëtare dhe tregtare gjatë shtatë viteve të ardhshme në mënyrë që të sigurojë qasje të vazhdueshme njerëzore dhe do të jetë e pranishme në orbitën e ulët të Tokës".

Tani, administrata Trump dëshiron ta shtyjë partneritetin publik-privat edhe më tej për të inkurajuar "shfaqjen e një mjedisi në orbitën e ulët të Tokës ku NASA është një nga shumë klientët e biznesit të menaxhimit dhe operimit të një fluturimi jo-qeveritar të hapësirës njerëzore, duke siguruar tranzicion të qetë dhe të pandërprerë ", përfundon dokumenti.

Të fundit