Flash News

KRYESORE

'Administrativja', Vasili akuza qeverisë: Rilindja mashtroi! Premtuan kursimin e 60 mln dollarëve në vit, por po grabisin 92 mln euro

'Administrativja', Vasili akuza qeverisë: Rilindja mashtroi!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë ‘Rama 2’ për mashtrim, ndërsa shprehet se “nëse premtuan kursimin e 60 milionë dollarëve në vit nga Reforma Administrative, po grabisin 92 milionë euro.”

Sipas Vasili, këto 92 milionë euro mund të shërbenin për të mbyllur një sërë problematikash, duke filluar që nga shëndetësia, spitalet e bizneset të cilat kanë nevojë për fonde për shkak të pandemisë, por që kanë shkuar në ‘humbje’ për shkak të Rilindjes.

Postimi i Petrit Vasilit:

Mashtruan rilindasit se do kursenin 60 milion dollare ne vit me reformen administrative, por grabisin 92 milion euro.

Kur u zhvillua reforma administrative ne vitin 2014 u premtua dhjetra e qindra here nga Edi Rama e rilindasit se do kursehen 60 milion dollare ne vit dhe gati 240 milion dollare ne 4 vjet.

Ka ndodhur e kunderta shpenzohen plot 92 milion Euro per 8100 vende pune te shtuara ne pushtet lokal si qerasje per militantet.

92 milion euro qe do te ishin nje financim qe zgjidhte problemet e shendetesise per pandemine.

92 milion ose 3 spitale rajonale te standarteve te larta.

92 milion euro apo nje ndihme shume e madhe qe do shpetonte nga mbyllja mijra bisnese.

Kjo eshte nje tjeter gjëmë e rilindjes per financat publike.

Të fundit