Flash News

KRYESORE

Administrator i Velipojës në vendin e ngjarjes: Pronari i restorantit është nisur me helikopter drejt Tiranës

Administrator i Velipojës në vendin e ngjarjes: Pronari i restorantit

Administratori i Velipojës, Altin Kaçi ka folur për ‘News 24’ për situatën në kompleksin ‘Fishta’, i cili është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Kaçi theksoi se janë katër persona të plagosur dhe tre prej tyre janë transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Një prej tre të plagosurve që ndodhet në Tiranë është pronari i lokalit ku shpërthyen flakët, ndërsa dy të tjerët punonjës.

“Për momentin janë katër të plagosur, tre prej tyre i ka marrë helikopteri dhe i ka transportuar në Tiranë. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Njëri prej të plagosurve është pronari i lokalit, ndërsa të tjerët punonjës. Nuk ka pushues të lënduar”, u shpreh Kaçi.

Altin Kaçi theksoi janë evakuuar të gjithë banorët e pallatit pranë kompleksit. Aktualisht mendohet se shkak për shpërthimin të jetë bërë një bomobl gazi.

Por, drejtori i spitalit të Shkodrës ka deklaruar se deri më tani është nisur drejt Tiranës vetëm pronari i lokalit, që është në gjendje më të rëndë, ndërsa pritet që edhe tre personat e tjera të transportohen më vonë drejt kryeqytetit. 

Të fundit