Flash News

KRYESORE

Administratori agjencisë turistike: Jo të gjitha hyrjet në kufij janë turist. Shifrat që ka Shqipëria nuk janë reale

Administratori agjencisë turistike: Jo të gjitha hyrjet në kufij

Shifrat që Shqipëria ka sa i takon turizmit nuk janë të sakta. Kështu u shpreh, Besnik Vathi, administrator i një prej agjencive turistike, në emisionin ‘Real Story’.

Sipas tij, jo të gjitha hyrjet në kufij janë turist.

“Jo të gjitha hyrjet në kufij janë turist. Nëse nuk kemi të dhëna reale, edhe analiza do ketë defekte. Shifrat që ka Shqipëria për turistët nuk janë reale. Duhet të jemi më realist në shifra.

Porta e turizmit shqiptar është aeroporti.

Ne kemi dhe probleme me portet. Taksa në port dhe taksa në aeroport.

Turizëm do të thotë të hapësh një portë dhe turistët të kalojnë por ne u themi hajde por paguani”, u shpreh Vathi.

Të fundit