Flash News

KRYESORE

Administratori i LSI sqaron ‘live’ akuzat dhe i bën thirrje institucioneve: Tahiri që mbushi vendin me hashash duhet të shkojë në burg

Administratori i LSI sqaron ‘live’ akuzat dhe i bën thirrje

Administratori i njësisë bashkiake Nr.2 në Tiranë, Elez Gjoza sqaroi drejtpërdrejt nga selia e LSI akuzat e ngritura ndaj tij për shkëmbim votash në këmbim të vendeve të punës, regjistrim fiktivisht të rreth 60-70 shtetasve në mënyrë të paligjshme në këtë njësi dhe përfshirjen në fushatë.

Gjoza tha se ka marrë vesh nga mediat akuzat dhe sqaroi se regjistrimi i banorëve është bërë para viteve 2013-të.

“Dua të bëj me dije opinionin për akuzat që kam marrë vesh në media për një çështje që i përket 2013-ës për regjigtrim me dokumete të falsifikuara i përket viteve para 2013-ës. 

Akuza e dytë: Shkëmben vende pune për vota, kjo sështë e vërtetë, unë skam target ligjor për këtë.

Akuza e trëtë edhe më qesharake është se akuzohem për fushatë elektorale, është e vërtetë, unë do vazhdoj të marr pjesë në fushatë pas orarit të punës. Ish-ministrit që mbushi vendin me hashash ai duhet të shkojë në burg. Unë do të marr pjesë në fushatë. Ish-ministri u terrorizua nga mbështetja e LSI disa ditë më parë ku ishte pranë meje dhe kishte vetëm 50 veta. Ministri në detyrë të shikojë institucionin" tha Gjoca.

 

 

Të fundit