Flash News

KRYESORE

Admir Murataj vijon të jetë “mes të gjallëve”, gjykata refuzon të pushojë çeshtjen për grabitjen e 2017-ës

Admir Murataj vijon të jetë “mes të gjallëve”,

Admir Murataj vijon të jetë “mes të gjallëve”, ndonëse policia konfirmoi me njoftim zyrtar se u vra pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së bujshme në pistën e aeroportit të Rinasit.

Pavarësisht këtij fakti, gjykata sot ka shtyrë seancën dhe ka refuzuar të pushojë çështjen ndaj Muratajt, lidhur me grabitjen e blindave në shkurt të 2017-ës, i akuzuar si i përfshirë dhe një nga grabitësit.

Ky vendim erdhi pasi mjekësia ligjore nuk ka paraqitur në gykatë ende ekspertizën e vdekjes dhe se në gjenden civile të Tropojës, Admir Murataj nuk është çregjistruar ende.

Në kushte të tilla, seanca është shtyrë dhe gjykata la afat deri në 14 maj për të vërtetuar që personi që mbeti i vrarë më 9 prill është Admir Murataj.

Të fundit