Flash News

KRYESORE

Admiri humbi jetën në tragjedinë e Genovas, Presidenti Meta shkon në Oblikë: Të marrim masa në vendin tonë!

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka qenë i pranishëm në Oblikë për ngushëllime te familja e Admir Bokrinës, e cila humbi djalin në tragjedinë e Genovas.

“Nuk kanë fuqi fjalët për të shprehur dhimbjen e ngushëllimin për këtë rast tragjik. Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë”, është shprehur presidenti Ilir Meta nga familja e të ndjerit.

Të fundit