Flash News

KRYESORE

"Admiruesi sekret" dhe shumë risi të tjera, Facebook paralajmëron ndryshime

"Admiruesi sekret" dhe shumë risi të tjera, Facebook

Gjatë një konference dy-ditore, Mark Zuckenberg ka paralajmëruar që Facebook shumë shpejt do të pësojë ndryshime shumë të mëdha. Ndryshime pritet që të aplikohen edhe në rrjetin social Instagram, ku numri i pëlqimeve nuk do të jetë më i dukshëm nga të tjerët.

“Admiruesi sekret” është një prurje nga ana e Facebook e cila u prezantua sot dhe konsiston në përzgjedhjen e disa personave të cilët ju i simpatizoni apo i pëlqeni shumë, dhe nëse një prej tyre iu përzgjedh juve gjithashtu, atëherë kjo tregon se të dy palët janë të interesuar për t’u takuar dhe juve ju vjen si njoftim.

Në rast të kundërt, nëse personi të cilin ju e përzgjidhni nuk iu përzgjedh ju, atëherë njoftimi nuk iu vjen kurrë dhe kjo tregon se ai/ajo nuk ka interes t’ju njohë.

Të fundit