Flash News

KRYESORE

ADN-ja fut Ronaldon në telashe, rrezikon burgun

ADN-ja fut Ronaldon në telashe, rrezikon burgun

Cristiano Ronaldo i ka punët keq pas akuzave për përdhunim që ka marrë vitin e fundit. "The Sun" raporton se disa email kanë  rrjedhur nga bërja e analizave të ADN-së së portugezit me modelen akuzuese, duke nxjerrë detaje të rendësishme sa i përket akuzave për përdhunim.

Të dhënat e ADN-së së Ronaldos korrepondojnë me ato të gjetura në trupin e modeles që e akuzon për përdhunim, gjë e cila pritet të rëndojë situatën për portugezin.

Gazeta raporton se sulmuesi i Juventusit i ka thënë avokatit të tij se marrëdhënia me modelen ka qenë pa dëshirën e saj dhe se ajo thërriste vazhdimisht “Jo”, “Jo”.

Mediat raportojnë se Ronaldo e pagoi 355 mijë euro modelen në momentin kur ajo u ankua fillimisht për këtë ngjarje me qëllim që të ruante konfidencialitetin për rastin në fjalë.

Të fundit