All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Adrenalinë dhe emocion, Ori Nebijaj dhe Flori Gjini premtojnë shumë me spotin e guximshëm të programit veror në TCH

Shumë shpejt do të nisë sezoni i ri i programit të ri veror në ekranin e Top Channel, "Pushime on Top" i cili edhe këtë vit vjen nën prezantimin e Ori Nebijajt dhe Flori Gjinit. Kësaj radhe Ori nuk vjen vetëm si moderatore por edhe si autore e producente e programit veror në Top. Duke sjellë natyrën në të gjitha dimensionet e të gjitha bukuritë e saj, Ori ka treguar se do të jetë një edicion special me shumë adrenalinë, pasi do të zbulojnë gjire dhe vende të pa vizituara më parë. Përmes videos dhe nën tingujt e Imagine Dragons me këngën "Whatever it takes", promoja e emisionit është shumë e veçantë me dy moderatorët të cilët tregojnë kështu se adrenalina dhe guximi do t`i shoqërojë bashkë në këtë eksperiencë. Ori dhe Flori i kanë ftuar gjithashtu të gjithë të vizitojnë Shqipërinë dhe të shijojnë benefitet e saj këtë verë.

Të fundit