Flash News

KRYESORE

Adrian Hila nuk kursehet, çfarë thotë për Festivalin e Këngës në RTSH

Adrian Hila nuk kursehet, çfarë thotë për Festivalin e

Kur je në spektakël “live”, shpeshherë dhe incidentet janë të pashmangshme. Nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH është shoqëruar me incidente të shumta.

Shkallë të vështira për t’u zbritur, fustane që ngecin diku, dikush rrëshqet, tekste që harrohen, këngë që ndërpriten, këngëtarë që ngjiten në skenë dhe nuk këndojnë, artistë të larguar nga festivali të zhgënjyer dhe me mllef, vajza të bukura që sfilojnë për të prezantuar veshjen e një stilisti, por që me vështirësi lexojnë tekstin e vendosur në monitor, gazetarë që shprehen me gjuhë ofenduese ndaj prezantuesit të festivalit, pasi ky i fundit i thotë publikut: “Ku e njihni ju Moxartin!”, etj.

Të gjitha këto publiku i pa, i dëgjoi dhe i analizoi, por jo gjithkush ka guximin dhe mundësinë t’i thotë sheshit, shkruan Who.

Natën finale të Festivalit të 56 të Këngës në RTSH, pasi mori një puthje në ballë nga prezantuesi Adi Krasta, Adrian Hila,  anëtar jurie, me batutën që e karakterizon, tha disa të vërteta për atë natë.

“Na keni trajtuar shumë keq si juri, e para na keni kërkuar nga tre firma për çdo fletë që kemi firmosur, na keni filmuar gjithë bisedat. Më lër të të komplimentoj: sot na ke kënaq me sfilata, modelet lexonin shumë saktë”- ka thënë Hila.

Ai s'harroi të komplimentojë produksionin, duke vlerësuar përpjekjen për ta nxjerrë festivalin nga gropa ku ka rënë prej disa vitesh.

“I drejtohem institucionit të RTSH-së, këtë vit i keni dhënë dorën festivalit dhe po e nxirrni nga gropa”- përfundoi kompozitori.

 “Fest 56” shënoi edhe disa suksese të mëdha, siç ishte rikthimi në skenën e Pallatit të Kongreseve të emrave BIG, rikthimin e Adi Krastës dhe Pali Kukes në drejtimin e festivalit si dhe fitoren e pakontestuar të një artisti. Festivalin e këngës e fitoi Eugent Bushpepa, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Të fundit