Flash News

KRYESORE

Adriatik Llalla i shpëton vettingut, Kolegji i Apelimit e penalizon në një drejtim tjetër

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i shpëton procesit të vettingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili parashikonte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pas dorëheqjes së tij.

Sipas Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dorëheqja e Llallës ka qenë e rregullt. KPA mori edhe vendimin tjetër që nuk parashikohej në atë me numër 2 nga KPK, duke e penalizuar atë për 15 vite nga dita e sotme, duke mos e lejuar atë të marrë asnjë lloj posti në sistemin e drejtësisë si prokuror, gjykatës, inspektor në KLD, KLGJ etj.

Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Avokati

Menjëherë ka reaguar avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, i cili e ka konsideruar këtë vendim një fitore të ligjit.

“Fitoi ligji, rritet besimi i qytetarëve ndaj reformës në drejtësi”, u shpreh avokati.

Të fundit