Flash News

KRYESORE

Adriatik Llalla nis lobimin në SHBA për të hequr titullin “non grata” me paratë e vëllait të deputetit shqiptar

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është një nga tre zyrtarët shqiptarë që nuk lejohen që të shkelin në tokën amerikane.  Sekretari amerikan i shtetit mori këtë vendim drastik për ish-kryeprokurorin më 14 shkurt 2018.  Rreth një vit më pas, Llalla ka nisur përpjekjet për të dalë nga lista e zezë amerikane, bashkë me familjen e tij.

Ai duket se ka pajtuar kompaninë lobuese në Nju Jork “ Sher Tremonte”, e cila ka lidhur një kontratë me ish-prokurorin më 15 Shkurt 2019. Detyra e saj është “anulimi i vendimit të departamentit amerikan të shtetit për t’i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA.

Kompania është paguar 5 mijë dollarë e gjithçka është e ligjshme referuar legjislacionit amerikan.  Pagesën e ka bërë një kompani ndërtimi e quajtur “Lita Brothers Construction, LLC” me qendër në Nju Jork.

Rezulton se pronar i kompanisë në SHBA është shtetasi shqiptaro-amerikan Bedri Lita, vëllai i deputetit demokrat Korab Lita.  Top Channel kontaktoi me deputetin Korab Lita për ta pyetur se si e komentonte ai përfshirjen e të vëllait në këtë histori lobimi.

“Nga informacionet që kam, bëhet fjalë për një ngjarje përpara se unë të hyja në parlament. Prej 30 vitesh vëllai im jeton në SHBA dhe është shtetas amerikan. Veprimtaritë dhe jetët tona janë të ndara prej 30 vitesh. Secili nga ne ka jetë të pavarura nga njëri tjetri”, tha deputeti Lita.

Dy zyrtarë të tjerë të cilët nuk lejohet që të shkelin në territorin amerikan janë Tom Doshi dhe Vangjush Dako.

Të fundit