Flash News

KRYESORE

Adriatik Llalla nuk largohet nga Tirana, ish-kryeprokurori tashmë lëviz i qetë dhe pa roje

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla ndodhet në Tiranë dhe nuk është zhvendosur në Gjermani, atje ku jeton prej kohësh familja e tij. Pas përfundimit të mandatit, Llalla u largua në heshtje, ashtu si puna e tij në 5 vite në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa nuk ka folur as për planet që ka për të ardhmen.

Ai është fotografuar ditën e sotme në ambientet e një bari tek Kullat Binjake, teksa po pinte një kafe i vetëm dhe i pa shoqëruar nga roje.

Gjatë kohës që ishte në detyrë, u raportua se Adriatik Llalla mori disa kërcënime serioze që e detyruan atë të largonte familjen nga Tirana dhe të rriste mbrojtjen personale.

Të fundit