Flash News

KRYESORE

Adriatik Llalla u dorëhoq si kryeprokuror, por ka ende një status në sistemin e drejtësisë  

Adriatik Llalla u dorëhoq si kryeprokuror, por ka ende një status

Adriatik Llalla dha dorëheqjen si kryeprokuror i përgjithshëm, e megjithatë vijon të gëzojë ende një status në sistemin e drejtësisë.

Sipas Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, Llalla vazhdon të jetë ende një magjistrat.

Gjatë seancës së dytë për vlerësimin e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Ballhysa ngriti si shkelje edhe mënyrën se si Llalla ka dhënë dorëheqjen.

“Dorëheqja nuk ishte sipas procedurës ligjore. Adriatik Llalla  nuk ndoqi rrugë ligjore për tu tërhequr nga sistemi. Fakti që është ende magjistrat ai duhet të kalojë në filtrat e vettingut”, u shpreh Ballhysa.

Në këtë seancë, ish-kryeprokurori përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj, i cili tha se dorëheqja është një e drejtë njerëzore dhe kushtetuese.

Kolegji i Posaçëm Apelimit ka marrë në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Procesi i vetting-ut ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

 

Të fundit