Flash News

KRYESORE

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi do të prezantojnë  ‘Miss Universe Albania & Kosovo 2020’ 

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi do të prezantojnë  ‘Miss

Me 18 shtator do të mbahet mbrëmja gala e ‘Miss Universe Albania & Kosovo 2020’.

Në këtë event do të bëhen më të bukurat e Shqipërisë dhe Kosovës për të kurorëzuar më pas vajzat që do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në kompeticionin ‘Miss Universe’.

Këtë vit, moderatoret e kësaj mbrëmjeje do të jenë dy modelet e njohura shqiptare, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi bashkë me moderatorin Alaudin Hamiti,

Të ftuar do të jenë  artistë të njohur si Ledina Çelo, Flori Mumajesi, Bruno, Anxhela Peristeri, Xheni Hasanaj, Mateus Frroku dhe Klajdi Haruni.

Adrola e ka fituar këtë kompeticion në vitin 2012. Ndërsa Xhesika Berberi ka përfaqësuar Shqipërinë pas kurorëzimit nga ky kompeticion në vitin 2011.

Të fundit