Flash News

KRYESORE

Adrola Dushi flet për raportin me ish-bashkëshortin: Duam që djali ta kalojë mirë këtë fazë

Në media u fol gjatë për ndarjen e modeles Adrola Dushi nga bashkëshorti i saj Adis.Më shumë dhe për faktin se ata janë prindër të një djali të quajtur Troi.

Në një intervistë të fundit të saj për emisionin "Mirage" të publikuar në Lajmi. net, modelja e njohur, e cila jeton tashmë mes Amerikës dhe Shqipërisë për shkak të kontratave të punës dhe karrierës, thotë se marrëdhënia e saj me Adisin, është më e mirë se sa kur ishin bashkë.

"Pa inate, pa sherre, gjithmonë takohemi të tre bashkë me Troin, për të mirën e djalit dhe për të mirën tonë. Sigurisht, ne u ndamë, por nuk duam t'i japim djalit këtë ndjesinë e divorcit, por duam që ai ta kalojë sa më mirë këtë fazë", është shprehur Adrola.

Dhe me sa duket, sa herë ajo është në Shqipëri, takimi i parë është me ish-bashkëshortin dhe djalin e tyre Troi, dhe të tre ata shijojnë daljet së bashku, darkat, evenimentet,etj.

Të fundit