Flash News

KRYESORE

Adrola Dushi flet se si po e përjeton babai divorcin e saj: Edhe 10 burra të marr nuk më vjen më në dasmë

Adrola Dushi flet se si po e përjeton babai divorcin e saj: Edhe 10 burra

Një nga modelet më të suksesshme shqiptare, Adrola Dushi prej vitesh karrierën e ka zhvilluar në SHBA, por vjen shumë shpesh në Shqipëri qoftë për projekte të reja apo edhe për familjen dhe miqtë që ka këtu.

Sot, Adrola, ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture” në Top Channel me Dojna Memën, ku foli ndër të tjera edhe për jetën e saj personale dhe divorcin nga bashkëshorti, me të cilin ka dhe një djalë.

Adrola ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka pritur aspak mirë divorcin nga partneri, madje edhe sot e kanë të vështirë ta pranojnë.

E pyetur nëse prindërit e saj kanë dëshirë që të shohin vajzën të veshur sërish me fustanin e bardhë, duke qenë se kjo është dëshira e çdo prindi.

“Nuk di ça të them, të betohem! Më ka thënë babi: ‘Edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë!’ Domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë."

Të fundit