Flash News

KRYESORE

Aeroporti i kopjuar i Kukësit, Gjici e "zbuloi" projektin gjatë ndeshjes së 'Europa League'

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama njoftoi se vitin e ardhshëm do të nisë puna për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, projekti i së cilit është krejtësisht i ngjashëm me një projekt të aeroportit të Kutaisit në Gjeorgji.

Kjo gjë që nënkupton se Rama dje ka publikuar si meritë të qeverisë së tij një projekt të vjedhur.

Por një fakt interesant është se ekipi i Kukësit para ndeshjes së datës 9 gusht 2018 përballë klubit Torpedo Kutaisi e vlefshme për "Europa League", ka zbarkuar në aeroportin e Kutaisit në Gjeorgji, projekti i të cilit është identik me atë që ka postuar Rama.

Këtu lindin edhe dyshimet se mos pronari i ekipit të Kukësit, Safet Gjici, e ka marrë këtë projekt për t'ia propozuar Ramës si aeroportin e ri të Kukësit.

Kujtojmë se ky është projekti i dytë madhor i qeverisë Rama, pas atij të Teatrit Kombëtar, i cili rezultoi të jetë kopjuar nga një studio e huaj.

Të fundit