Flash News

KRYESORE

Aeroporti i Kukësit me PPP, hapet gara për kompanitë e interesuara

Aeroporti i Kukësit me PPP, hapet gara për kompanitë e

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë të cilat janë të interesuara për koncesionin e Aeroportit të Kukësit.  Kompania fituese do të menaxhojë për 35-vite aeroportin  e Kukësit. Afati për depozitimin e ofertave është  i vlefshëm deri në datën 10 Dhjetor.

Kompanitë që do kërkojë marrjen e kësaj kontrate koncesionare me qeverinë do të duhet që të bëjnë vetë investimin për vënien në punë të aeroportit, ku vlera e investimit dhe tarifat që do të aplikohen mbi kompanitë e fluturimit do të ketë dhe pikët më të mëdha në tender.

Qeveria shpërbleu me 8% të pikëve bonus ofertën e pakërkuar të bërë nga kompania Kastrati dhe T.M.D Systems në muajin Korrik.

 

Të fundit