Flash News

KRYESORE

Aeroporti i ri i Vlorës, Besjan Pesha: Nuk na duhet si Rinasi; biletat janë një vjedhje e madhe

Besjan Pesha nga shoqëria Civile, i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, i konsideroi një vjedhje të madhe çmimin e biletave në aeroporte.

Duke folur për aeroportin e ri të Vlorës, ai theksoi se nëse do të ketë të njëjtat çmime dhe të njëjtat fitime për koncesionarët, është më mirë të mos bëhet.

“Ndërtimi është gjë e mirë, por ndërtimi me këto kushte që i detyron shqiptarët vit për vit për të nxjerrë nga xhepi para për të mbajtur aeroportin një kompanie koncesionare. Shkupi ka totalisht politikë tjetër për transportin në përgjithësi, duke nisur që nga nafta. Biletat e avionit janë një vjedhje e madhe. Nga Podgorica ikën me gjysmën e çmimeve dhe kur bën krahasimin të ikën mendja. Nëse na ngrihet një aeroport që mban të njëjtat kushte, të njëjtat çmimet dhe që i sjell fitime koncesionarit, nuk e duam”, u shpreh Pesha.

Ministri publikon fotot, kështu do të duket aeroporti i ri në Vlorë

Të fundit